Një aksident automobilistik i ka marrë jetën Almir Dragota 39 vjeç nga qyteti i Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish Kënetës në Durrës, konkretisht tek Rrethrrotullimi në afërsi të Universitetit të Ri, ku automjeti tip Toyota, ngjyrë gri, me targa AA 577 ED ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafik-ndarësen.
Menjëherë pas ngjarjes në vendin ku ndodhi aksidenti shkuan ekspertët e policisë, të cilët kanë çuar në morgun e spitalit të Durrësit trupin e pajetë, ndërkohë që dyshojnë se shkak për këtë aksident ëhstë bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit dhe lagështia e krijuar në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut.
Sipas policisë, në rrugën në të cilën ka ndodhur aksidenti mungon tërësisht ndriçimi.