Presidenti i vendit duhet të jetë konsensual. Ky është qëndrimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i cili duke folur në studion e Report Tv ka thënë se Meta edhe mund të jetë një kandidat për drejtimin e shtetit, por rëndësi, sipas tij, ka fakti se kushdo qoftë, Presidenti duhet të jetë konsensual.
?Cështja është proces politik që ndodh në rrethana të caktuara e në kohë të caktuara. Mua do më vinte mirë që Meta të shërbejë me këtë eficencë në shërbim të vendit dhe politikës, ka qenë kontribut i çmuar dhe i ka shërbyer politikës dhe institucioneve. Rëndësi ka që Presidentii vendit të jetë konsensual? shtoi ai.
Vasili ka shtuar se, Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë dhe votojë në Parlament projektligjin e miratuar nga qeveria për ngrittjen e Byrosë së Hetimit.
?Qëndrimi ynë ka qene në mbështetje të këtij draftit. Kur ne të dëgjonim që partnerët kishin shqetësime, ne do të mendonim për të ridiskutuar rezervat. Duke qenë se partnerët s?kanë rezerva ne e mbështesim dhe do e votojmë në Parlament. Ne do e votojmë dhe jemi të lumtur që drafti i dakordësuar mbërriti dhe do miratohet Byroja e Hetimit? ka thënë Vasili.