Kosovë, opozita përgatitet për protestën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ne Kosove po përgatitet per protestën e radhës, te paralajmëruar per 17 shkurt, ditën e pavarësisë. Per kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, rruga e vetme për daljen nga kriza politike është largimi i qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme. Dhe per te arritur ketë, rruga e vetme mbeten protestat. Por partitë opozitare po përballen me presionin e ndërkombëtareve, qe përsërisin rëndësinë e dialogut për zgjidhjen e ngërçit. Ambasada Amerikane ne Prishtine e ka bere te qarte se bisedimet mes liderëve politike jane rruga e vetme qe Kosova te ece përpara dhe zgjedhjet e parakohshme nuk do të ishin të mira për vendin. Zedhenesi i ambasadorit Delawie tha se ne ketë rast do të shpenzohej kohë dhe energji, që mund te përdoreshin per prioritete, si lufta kundër korrupsionit. Presidentja e Kosovës Jahjaga, dështoi ne tryezën e se hënës, ku përveç përfaqësuesve nga qeveria, nga opozita mori pjese vetëm kryetari i AAK, Haradinaj, por ajo do te përpiqet serish t?i ule palët ne bisedime.