Report TV - Teoria e Ajnshtajn zbulon si u formua toka, do hiqen antenat dhe celularët?!

2016-02-12 8

TIRANË - Vërtetohet teoria e 100 viteve më parë e Albert Ajnshtajnit për valët gravitacionale. Shkencëtarët kanë arritur të konfirmojnë Teorinë e Relativitetit të Përgjithshëm pas një vëzhgimi të hapësirë-tokë, nga përplasja e dy vrimave të zeza, 1.3 miliardë vjet dritë larg. Sipas shkencëtarëve ky është zbulimi më i madh i shekullit.

Profesori i fizikës Marenglen Spiro, thotë për REPORT TV se vërtetësia e teorisë së Ajnshtajnit do të bëjë të mundur që të kuptohet si është formuar toka.

"Tani shkencën do ta çojnë në zbulime të tjera që do të çojnë deri në pse-në, për të sqaruar pse-në e botës. Si, pse dhe ku do të shkojë tërësia të themi e gjithë hapësira? Ka shumë hipoteza, është formuar nga një pikë që është Big-Bengu pastaj do të mblidhet prapë në atë pikë apo nuk do të mblidhet prapë në atë pikë. Ka shumë gjëra që janë, por këto nuk kanë të bëjnë mbase me jetën praktike", - u shpreh profesor doktor Spiro.

Profesori i Fizikës thekson se valët gravitacionale mund të përdoren nga shkencëtarët, për të dhënë informacion. Sipas tij këto valë mund të nxjerrin jashtë përdorimit antenat, por edhe celularët.

Marenglen Spiro thotë gjithashtu se nëpërmjet këtyre valëve mund të lexohet e shkuara, por mund të shikohet edhe e ardhmja e gjithësisë, por asnjëra prej tyre nuk mund të ndryshohet. Ekzistenca e këtyre valëve u vërtetua në vitin 2014-t, por shkencëtarët nuk i publikuan të dhënat, pa marrë më parë mendimin e 100 fizikanëve më të mirë në botë.

Free Traffic Exchange