TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri vijon të sulmohet nga opozita, këtë radhë për uniformat e reja të Policisë së Shtetit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreut i departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj tha se fituesi i tenderit për uniformat ishte paracaktuar, duke akuzuar ministrin për një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh.