Sulo Sulo, personi kryesor i dyshuar si autor i përgatitjes së atentatit me eksploziv ndaj ndërtuesit dhe biznesmenit të karburanteve Nuredin Suli nga Fieri, ka pohuar për hetuesit e policisë së kryeqytetit se kur ai u plagos në vitin 2013, Nuredin Suli i kishte dërguar njerëz për t?i thënë se ai nuk kishte lidhje me atentatin.
Gjatë dëshmisë së dhënë prej Sulo Sulos, përballë hetuesve të policisë së kryqeqytetit ai ka pohuar se ai nuk kishte dorë në atentatin ndaj Sulos.
Më tej Sulo ka dhënë një edhe versionin e tij, duke pohuar se ai e quan të mbyllur konfliktin me familjen Suli.
?Ne kemi pasur probleme me familjen Suli dhe mua më kanë bërë një atentat, ku mbeta i plagosur rëndë dhe kam qëndruar mjaft kohë në spital. Në një rast në vitin 2013, më kanë djegur edhe veturë. Kur isha në spital më erdhën njerëz që mi kishte dërguar Muredin Suli. Nëpërmjet tyre më thoshte se ai nuk kishte dorë në ngjarjen ndaj meje. I thashë që nëse nuk ka dorë të marri gruan dhe të marrin një komposto dhe së bashku të vijnë në spital?.
Sipas hetuesve nëpërmjet kësaj dëshmie, Sulo është përpjekur të shmangë dyshimet ndaj tij, ndërsa pyetej të mërkurën në policinë e Tiranës, ku ishte shoqëruar që prej të martës.
Biznesmeni Suli, ka pohuar për policinë se konflikti me Sulot ishte i vetmi që ai kishte ndërsa prej vitesh ai ka pohuar se ushtron aktivitetin e tij në fushën e ndërtimit dhe të tregtisë së karburanteve në qytetin e Fierit.
Nuredin Suli, 53 vjeç u tentua të vritej të martën me një eksploziv të telekomanduar i montuar në automjetin e tij të blinduar.
Shkak i atentatit dyshohet të jetë bërë konflikti i tij me familjen Sulo, për faktin se vëllai i tij Neim Suli, është vrarë në vitin 2012, nga vëllai i tij Gëzim Sulo dhe dy djemtë e këtij të fundit. Shpërthimi u shmang pasi eksplozivi i montuar me magnet ra nga automjeti dhe policia më pas e çaktivizoi.