Report TV - Ministria dhe Prokuroria hetim fondeve të dhëna nga BE-ja

2016-02-11 0

Projekte të financuar me fondet dhe grantet e Bashkimit Europian në Shqipëri tashmë do të kontrollohen nga një rrjet i posacëm i ndërtuar midis Prokurorisë, Ministrisë së Financave dhe AFCOS, shërbimi i kordinimit të antimashtrimit që operon për llogari të Bashkimit Europian në vendet anëtare të BE-s dhe ato aspirante.

Sipas informacione të Report TV marrëveshja do të jetësohet pas pak ditësh midis AFOC dhe Ministrisë së Financave dhe do shërbejë pikërisht për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimeve me fondet e BE-s.

Po ashtu ky rrjet duhet të garantojë partnerët europian se paratë e tyre përdoren me efektivitet dhe në mënyrë ligjore.

Në këtë rrjet raportimi është ftuar dhe institucioni i prokurorisë ku një njësi e vecantë me 2 prokurorë do hetojë të gjithë denoncimet që do të vijnë nga AFCOS

Burime të rezervuara për ReportTv sqaruan se në sitën e këtyre hetimeve pritet të kalojnë një serë projektesh të rëndësishme të financuara nga Bashkimi Europian dhe fondet e dhëna në formë grantesh përgjatë viteve 2007-2013.

Ky rrejt i cili do të monitorojë fondet e Bashkimit Europian vjen në një kohë ku vëndi ynë si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimi Europian do përfitojë deri ne viti 2020 financim prej 649.4 milion euro nga BE në kuadër të asistetncës IPA II.

Free Traffic Exchange