Dy persona janë arrestuar nga Policia e Beratit pasi prezantoheshin si agjent të SHISH. Alfred Kallmi 41 vjeç dhe Antonio Toska 24 vjeç të dy banues në Berat kanë ndjekur me makinën tip benz me targa AA 969 MX në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore dhe kanë kërkuar të ndalojnë një 30 vjeçar me inicialiet F.F nga Durrësi, i cili pasi e kishte pikasur se ata ii shin vënë në ndjekje ka njoftuar policinë.
Pas mbërritjes së uniformave blu, të arrestuarit kanë vijuar të prezantohen si punonjës të Zyrës Qëndrore Investigative me qendër në Tiranë.
Pas verifikimeve ata rezultuan se kanë përvetësuar pa të drejtë titullin ndaj dhe janë arrestuar.