Reformat e qeverisë, si të krahasosh 21 Janarin me “21 dhjetorin”- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-02-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fjala e plotë e deputetit Ben Blushi në Kuvend:
Të krahasosh reformat e pretenduara me reformat e vërteta si konvencion, si koncept, është njësoj si të krahasosh 21 janarin me lagjen 21 dhjetori në Tiranë. Pse e them këtë në mënyrë të trishtuar? Qeveria betohet se ka ndaluar duhanin në ambjentin publik por nuk ndalon dot që krimi të hyjë në parlament.Qeveria betohet se ka penguar ndërtimet pa leje por nuk ndalon dot njerëz me pushtet dhe mandate politik të grabisin prona publike me pistoletë po të doni. Qeveria pretendon se ka ndërprerë evazionin masiv përmes reformës së kuponit tatimor por nuk ndalon dot që defiçitin në buxhetin e shtetit për vitin që u mbyll të jetë gati 200-300 milionë euro në dogana dhe tatime. Qeveria pretendon se ka ndaluar kalimin e semaforit me të kuqe dhe mirë ka bërë në fakt por nuk ndalon dot një deputet me kontrabadistë në makinë.Qeveria pretendon se po bën shtet por nuk ndalon dot për arsye të pakuptueshme që në fletoren zyrtare të mos botohen gati 220 akte ligjore apo nënligjore dhe 180 tendera me pretendimin se nuk ka kohë apo nuk ka letër në disa raste. E dini pse ndodh kjo? Sepse nuk ka drejtësi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/analiza/reformat-e-qeverise-si-te-krahasosh-21-janarin-me-21-dhjetorin/

Free Traffic Exchange