Report TV - Gjuetarët protestë te kryeministria: Jo shtyrjes me 5 vjet të moratoriumit

2016-02-11 1

TIRANE - Gjuetarët shqiptarë kanë protestuar sot patra kryeministrisë për të kundërshtuar propozimin për shtyrjen me 5 vjet të moratoriumit të gjuetisë. Ata thonë se moratorium 2-vjeçar i cili përfundon në mars nuk ka shërbyer për asgjë e madje ka përkeqësuar situatën, ndaj nuk ka arsye që të merret vendim për tu shtyrë.

Ndërkohë në rast se nuk do të merret parasysh kërkesa e tyre për të mos miratuar moratoriumin, Themi Perri, sekretari i shoqatës së gjuetarëve thotë se çështja do të shkojë deri në Strasburg.

Ministria e Mjedisit në prag të përfundimit të moratoriumit 2 vjeçar të gjuetisë po rishikon mundësinë për një shtyrje të moratoriumit me 5 vjet.

Free Traffic Exchange