Report TV - Meta: Reforma ne drejtesi ne Pranvere

2016-02-11 4

Lidhur me reformën në drejtësi, Meta tha se ajo do të përmbyllet me sukses në pranverë.

"E kam siguruar kolegun slloven se reforma në drejtësi do të përmbyllet me sukses në pranverë në mënyrë që të jemi në harmoni me axhendën e vetë BE për fatin e Shqipërisë. E kam siguruar se pavarësisht se çfarë do të dëgjojë në parlament, ne do të arrijmë të konkludojmë me sukses reformën në fushën e drejtësisë, se të gjithë pranojnë si gjykatës suprem komisionin e Venecias. Të gjithë aktorët politikë mbështesin reformën në drejtësi, sepse në radhë të parë pajtohen me faktin që ka nevojë për reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, dhe njëkohësisht të rriten standardet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në shtyllat kryesore të reformës ka një dakordësim ne do të jemi në gjendje që duke interpretuar me objektivitet rekomandimet e komisionit të Vencias ta mbyllim këtë reformë në kohë, dhe ti japim aleatëve tanë slloven dhe gjithë mbështetësve të tjerë në procesin e zgjerimit sa më shumë argumente përballë gjithë atyre që në këto kohë të vështira nuk e kanë zgjerimin si prioritetin kryesor e natyrisht që kjo është normale se sfidat që po ndeshet be janë të paparashikueshme. Duhet të jemi të angazhuar për të çuar lajme sa më të mira në be. ne reformat si bëjmë për të kënaqur drejtuesit e BE por për qytetarët tanë", tha Meta.