http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Moti i keq ka sjelle probleme te mëdha ne portin me te rendesishem te vendit, atë te Durrësit. Era e fuqishme dhe deti që arriti në 8 balle ka bere qe dy tragete te mos ankorohen dot. Trageti ?Rapsodi? dhe ?Rigel 2? mbërritën në zonën e jashtme të portit dhe kane qëndruar aty, pasi nuk mund të ankorohen me kushtet aktuale. Burime nga kapitaneria kanë bërë të ditur se në këto dy tragete janë 374 pasagjerë dhe rreth 80 automjete. Tragetet janë urdhëruar që të presin deri në përmirësimin e kushteve të motit, i cili sipas parashikimeve, mund të përmirësohet vetëm në orët e pasdites. Deri në këtë kohë, pasagjerët dhe ekuipazhet do të duhet të qëndrojnë në pritje.