Report TV - siguron testamentin zyrtar të piktorit të mirënjohur Ibrahim Kodra të datës1 dhjetor 2005 në të cilën shkruhen fjalët e tij të fundit dhe amaneti për pasurinë, ndërkohë që vlen të theksohet se në të nuk thuhet asgjë për vendin e varrimit
Një ditë më parë ministria e Kulturës publikoi letrën e avokatit të Kodrës, Fabio Granello, dërguar ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, në 10 dhjetor 2007, e cila tregon se dëshira e tij e fundit ka qenë që të varroset ?në një vend të bukur në Tiranë apo në Durrës? por kjo e thënë gojarisht.
Ndërkohë në testamentin që zotëron Shqiptarja.com dhe Report TV nuk ekziston ky amanet i shkruar por thuhet se pas vdekjes dy fondacionet ekzistuese krijuar për të do të trashëgojnë të gjithë pasurinë e me to të kujdesen dhe të mbikëqyrin hyrjen e të rinjve të talentuar në botën e artit me bursa studimi dhe duke bërë të mundur krijimin e liceve artistikë në emrin e Kodrës në Itali dhe Shqipëri
?Vlerësoj se asnjë familjar i afëm apo i largët nuk e meriton të trashëgojë pasurinë time.Të gjithë pasurinë time të ndarë në mënyrë të barabartë ia lë dy fondacioneve ekzistuese apo që do krijohen, njëra me seli në Lugano dhe tjetra me seli në Tiranë, me qëllim që të dyja fondacionet të vazhdojnë traditën time kulturore dhe artistike . Të dyja fondacionet do të kenë synimin e mëtejshëm për të përhapur mesazhin artistik me organizimin e ekspozitave te përkohshme dhe të përhershme duke destinuar shtëpinë time në Milano në sheshin Lagosta, në një muze. Dy fondacionet duhet të kujdesen dhe të mbikëqyrin hyrjen e të rinjve të talentuar në botën e artit me bursa studimi dhe duke bërë të mundur krijimin e liceve artistikë në emrin tim në Itali dhe Shqipëri. ?-thuhet ne testament