Pas 8 orë qëndrimi në det janë ankoruar në portin e Durrësit dy tragetet me 427 pasagjerë, pasi për shkak të motit të pafavorshëm me erëra të forta dhe reshje shiu nuk u mundësua ankorimi më parë.
Tragetet që pritën për më shumë se 8 orë janë 'Rigel II' dhe 'Rhapsody' të cilat ishin nisur nga Bari, por që u ankoruan vetëm përmes ndihmës së një rimorkiatori.
Dy tragetet kanë mbërritur në Durrës rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, por mundën që të ankoroheshin rreth orës 16:00 duke i dhënë fund edhe situatës së vështirë që u krijua tek pasagjerët.