Report TV - Ja momenti si ra pakoja e tritolit nga makina e Nuredin Sulit

2016-02-10 8

Report TV, siguron videon e momentit kur eksplozivi i vendosur në mjetin e biznesmenit Nuredin Suli, është shkëputur nga makina dhe më pas ka rënë në dyshemenë e e garazhit. Kjo bëri që biznesmeni t?i shpëtonte atentatit me eksploziv.

Mjeti është pikërisht ky që shfaqet pamjet filmike dhe fotot e siguruara nga siguruara nga Report Tv. Aty tregohet momenti kur lënda eksplozive bie nga shasia e mjetit, në krahun e djathtë. Biznesmeni Nuredin Suli, po lëvizte me veturën e tij të blinduar ?Mercedez- Benz? me targa AA 667 GT. Në momentin, kur mjeti u drejtua për të dalë nga garazhi i nëndheshëm, lënda shpërthyese e montuar me një magnet u shkëput nga krahu i djathtë i shasisë ku ishte montuar. Mjeti është tronditur në një prej kanaleve të kullimit të garazhit, çka ka bërë që magneti që mbante të montuar lëndën narkotike në mjet të shkëputej. Pas këtij momenti mjeti vijon lëvizjen e tij, për të dalë nga garazhi.

Në video shihet qartë edhe momenti kur një prej ekspertëve xhenierë të RENEA-s, afrohet i veshur me veshje të posaçme për mbrojtje ndaj eksplozivëve.

Më pas eksperti xhenier, kryen çaktivizimin e e lënëdës shpërthyese nëpërmjet një pajisjeje të posaçme.
Nga pamjet e vëna re nga policia është identifikuar se lënda plasëse e lidhur me një telefon celular të markës ?Nokia?. Sipas ekspertëve sasia e lëndës eksplozive nuk besohet se ka qenë e madhe, por se sipas tyre fuqia e eksplozivit mund të ketë qenë e konsiderueshme për faktin se besohet se lënda ishte një lloj eksplozivi plastik me fuqi të lartë.