IRANE - Kryetari i opozitës Lulzim Basha e konsideron hap pozitiv përpara vendimin e qeverisë për ngritjen e byrosë së hetimit, si një institucion që vjen sipas propozimit të komisionit të Venecias dhe që nuk do të jetë në varësi të ekzekutivit. Nga mbledhja me parlamentarët demokratë shefi i opozitës tha se PD e mbështet projektin por shfaqi dyshimet e tij nëse kjo është një lëvizje taktikë e qeverisë për të fituar kohë.
...
Për liderin e opozitës Lulzim Basha miratimi i projektligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit ishte një surprizë nga qeveria. Për këtë vendim kryedemokrati është njohur nga gazetarët vetëm pak çaste para se të mbante fjalën në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Duke mos pasur kohë të njihet me projektligjin që u botua në faqen zyrtare të kryeministrisë para mbledhjes së grupit, Basha dha qëndrimin e tij me hamendësi për vendimin që mund të kishte marrë qeveria, por la të qartë se opozita nuk do të bie dakord me nësë Byroja nuk është në varësi të Prokurorisë.
"Rama e Tahiri kishin projektuar veten e tyre në krye të kësaj Byroje, dhe mbylljen e jo hapjen e dosjeve të korrupsionit. Ne u dakordësuam me ndërmjetësimin amerikan për një version që çmontonte kapjen nga Rama e Tahiri. Opinioni i Vencias diktoi qartë se drejtimi i Byrosë nuk mund të jetë i jashtëm nga prokuroria. Eshtë versioni i Byrosë nën prokurorinë sic e parashikon Venecia? Nëse po, atëherë i janë përgjigjur ftesës sonë, nëse po i janë përgjigjur kërkesës sonë dhe i përgëzoj. Nëse jo ky është një truk për të fituar kohë dhe për t'i hedhur hi syve publikut dhe institucioneve ndërkobmëtare", tha Basha.
Por Basha ishte i qartë kur tha se opozita nuk do të votojë projektin nëse do të vijë si propozim final që Byroja e Hetimit të mos ketë varësi nga prokuroria.
Duke u ndalur në çështje të aktualiteti politik shefi i opozitës foli në mënyrë të veçantë për dekriminalizmin, reformën në drejtësi dhe ajo zgjedhore si çështje imediate me të cilat duhet punuar. Basha tha se dekriminalizimi duhet të nisë nga kryeministri Rama.