http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sasi eksplozivi e telekomanduar u gjet në parkingun e një qendre tregtare në ?Komunën e Parisit? në Tiranë. Pako e mbështjellë me natriban dhe e lidhur me një celular u gjet në garazhin e qendrës, ndërkohë që menjëherë u lajmërua policia. E gjithë zona u evakuua, ku pas gati një ore forcat xheniere bënë të mundur çaktivizimin e bombës me shpërthim të kontrolluar. Nga të dhënat e policisë mendohet se eksplozivi ishte vendosur në automjetin e biznesmenit Nuredin Sula. Ekspertët thanë se bomba e telekomanduar ishte vendosur në pjesën e poshtme të shasisë, por kur biznesmeni ka hipur në automjet ajo është shkëputur. Nuredin Sula është vëllai i Neim Sulës biznesmenit të karburanteve, i cili u vra në vitin 2012 fare pranë banesës së tij në Fier. Në atë kohë policia arrestoi Gëzim Sulo 49 vjeç, si dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo 22 dhe 20 vjeç. Ata e qëlluan 47 vjecarin pas debateve për zhurmën e servisit të automjeteve që familja Sulo kishin ngjitur me shtëpinë e biznesmenit. Pas ngjarjes së nëntorit në vitin 2012 dhe arrestimit të përgjegjësve në maj të një viti më pas djalit tjetër të familjes Sulejman Sulit iu vendos tritol në automjet, teksa ishte duke udhëtuar me të shoqen. Fatmirësisht nga shpërthimi ata mbetën të plagosur. Ndërkohë më 25 tetor të vitit 2013 u plagos Namik Suli vëllai i Nuredin dhe Neim Sulit. Persona të paidentifikuar u afruan në pikën e karburantit në pronësi të Namik Sulit dhe qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit. Plumbat nuk prekën Namik Sulin, por vetëm një klient, i cili u plagos lehtë. Për këtë arsye policia ka ngritur pistën e hakmarrjes ndërkohë që nuk përjashtohet dhe ndonjë konflikt tjetër i biznesmenit.