Rama mbron Check Up-in - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka dale serish ne mbrojtje te nje prej koncesioneve me te sulmuara nga opozita, atë te Check Up. Gjate nje vizite ne qendrën shëndetësore ne Shkozet, e cila u shërben 20 mije qytetareve, lideri i maxhorances i është kundërpërgjigjur rivalit politik Basha, duke theksuar se analizat janë te standardeve evropiane.?Me progresin që kemi bërë nuk kemi vetëm kontrollin bazë falas, por kemi dhe mjekun e familjes falas. Po të krahasojmë sot tarifat në spital për ata që janë të siguruar dhe ata që janë të pasiguruar, diferenca është shumë e vogël. Pra po shkojmë drejt projektit tonë. Analizat janë absolutisht të standardeve europiane.??Këtu, pasi bëhet një përpunim paraprak, rreth orës 12 çdo ditë vijnë mjetet e operatorit privat që i marrin mostrat për t?i dërguar në laborator. Praktikisht janë rreth 40 mjete që punojnë në të gjithë vendin dhe që përshkruajnë çdo ditë rreth 6100 kilometra. Për çdo person, ne prodhojmë rreth 49 analiza të tilla.?Sipas te dhënave zyrtare ne ketë qendër rreth 1000 qytetarë e kanë kryer Check Up falas, dhe shumë prej të cilëve kanë zbuluar nga këto analiza se vuanin nga sëmundje, për të cilat nuk ishin në dijeni.

Free Traffic Exchange