Të miturit e kërcënuar ndaj internetit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fëmijët shqiptare janë te ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe materialeve pornografike ne internet. 85% e fëmijëve te moshës 13-18 vjeç kane nje kompjuter ne shtëpi. Fshehtas prindërve apo me me dijeninë e tyre, ata zotërojnë adresa personale ne rrjete sociale. Vajza te mitura pohojnë per Vizion Plus se shpeshherë ngacmohen online nga persona me te rritur dhe te panjohur. Ndërsa djemtë jane me kurioze ndaj materialeve pornografike. Sipas nje studimi te kryer nga ?World Vision?, nga 900 fëmije te pyetur ne zonat rurale dhe urbane, rezultoi se 44% e tyre shohin çdo dite materiale pornografike,47% pranojnë se jane kontaktuar nga te panjohur shqiptare e te huaj, këta te fundit kryesisht britanike, italiane dhe amerikane. Organizatat ne mbrojtje te fëmijëve rekomandojnë aktivizimin e filtrave per sigurinë online te fëmijëve. Ne diten botërore te internetit te sigurt, katër ministra u angazhuan per t?u ofruar fëmijëve siguri online. Gjate aktivitetit u prezantua platforma kombëtare ?Internet i Sigurt?, i cili do te shërbeje per raportime dhe ndërgjegjësimin e prindërve. Krahas rekomandimeve per internetin e sigurt te fëmijëve, këshilla u lëshuan edhe ndaj prindërve, te cilët duhet te kenë me ne kontroll aktivitetin e fëmijëve te tyre.