Gjosha, kritika për përmbushjen e 5 kritereve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plotësimi i 5 prioriteteve për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, kërkon angazhimin e të gjitha ministrive, pasi asgjë nuk dhurohet. Kërkesa u bë nga ministrja Klajda Gjosha, gjatë takimit të Komitetit Koordinues Ndërinstitucional për Integrimin Europian, e cila nuk kurseu kritikat edhe për anashkalim të detyrimeve. Ministria e Integrimit, bëri me dije se në Raportin e Monitorimit për Planin Kombëtar të Integrimit Europian, thuhet se numri i masave ligjore të miratuara është i vogël në krahasim me ato të planifikuara. Sipas këtij raporti, arsyet kryesore të vonesave janë: Planifikimi jo në nivelin e duhur nga ana e Ministrive i burimeve dhe kohës së nevojshme për hartimin e projekt-akteve.

Free Traffic Exchange