http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tek projektligji për regjistrimin e adresave te shqiptareve qe jetojnë jashtë vendit, opozita shikon tentativën e qeverise për manipulim te zgjedhjeve dhe përjashtim te zgjedhësve nga procesi i votimit. Por ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha se nisma e propozuar nga qeveria, saktëson vetëm shërbimet qe i jepen emigranteve dhe jo garantimin e votës per ta. Akuzat e opozitës, socialisti Bashkim Fino i vlerësoi si paranoja politike. Drafti i propozuar pritet te kaloje per miratim ne seancën plenare te ditës se enjte, ndërkohe qe debati per te drejtën e votës per emigrantet do te jete nje nder pikat e nxehta te debatit politik ne komisionin e përkohshëm parlamentar te reformës zgjedhore.