http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Kupa njohur si kreu i ?Bandës së Babagjyshave?, nuk do të ekstradohet drejt Greqisë, për të vuajtur dënimin me 56 vite burg. Në këto kushte, drejtësia helene transferoi dosjen e dënimeve për Ilir Kupën në Shqipëri dhe kërkon njohjen e vendimit të dhënë nga Gjykata greke. Sipas materialeve të ardhur nga Greqia, thuhet se Ilir Kupa është dënuar 3 herë për 8 grabitje me armë e dhunë, duke u dënuar me një dënim të vetëm prej 56 vitesh burg. Në vendimin e dënimit ndër të tjera thuhet se Kupa së bashku me persona të tjerë, të identifikuar dhe dënuar në Greqi, grabisnin vila dhe banesa. Ilir Kupa cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi në 8 rastet e grabitjeve ishte i dhunshëm. Në mars të 2013 Ilir Kupa së bashku me 10 të dënuar të tjerë shqiptar, thyen sigurinë e burgut të Trikalas dhe u arratisen. Në momentin e arrestimit, në Tiranë Kupa akuzoi drejtësinë Greke, duke kërkuar mos të ekstradohet në shtetin fqinj. Kjo kërkesë, iu plotësua pasi drejtësia greke solli vendimin e dënimit për njohje në Shqipëri, ku pritet që nga 56 vite burg, dënimi t?i konvertohen në Shqipëri me 25 vite. Kjo për shkak se ky është dënimi maksimal i Kodit Penal në veprat e tilla penale për të cilat ai është dënuar në Greqi.