http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do te jete e nevojshme qe bombulat e gazit te mbushen me ne prani te qytetarit dhe ne pikat e tregtimit te karburanteve. Shoqëritë e shumicës, do te mbushin bombulat, duke respektuar kushtet teknike si dhe do te kenë te evidentuar emrin e kompanisë. Kjo është një nga risitë qe do te sjelle vendimi i Këshillit te Ministrave qe pritet te miratohet, dhe qe pritet e rregulloje tregtimin e gazit me pakice. Qeveria tenton te shkoje edhe me tej: çdo shoqëri qe merret me shit-blerjen e gazit, do te duhet te ketë edhe nje ekspert teknik për kontrollin dhe instalimin ne shtëpi te qytetareve. Por a do te funksionoje ne praktike ky vendim, i cili per nga përmbajtja duket se i jep fund tregtimit ne mënyrë primitive te gazit te lëngshëm?Problem mbetet informaliteti ne treg, por autoritetet thonë se janë nje sere institucionesh qe duhet te koordinoje punën, per te shmangur kete fenomen. E deri sa kjo te ndodhe, mbetet ne ndërgjegjen qytetare, qe te mbushin bombulat ne pikat e kontrolluara, qe ne fakt edhe këto numërohen me gishta.