http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria po tenton t?i japë zgjidhje fenomenit te shit-blerjes me shume se një here te pasurive te patundshme. Behet fjale kryesisht per ato apartamente qe ndërtuesit mashtrues i kane shitur 2 deri ne 3 here, duke futur qytetaret ne konflikte. Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar ligjin, duke e ber detyrues regjistrimin ne hipoteke te kontratave te lidhura, mes investitorit, pronarit te truallit dhe blerësve, ne rastin kur ndërtimi eshte ende ne faze karabinaje. Por ky ndryshim ligjor i jep zgjidhje te gjitha rasteve qe do te zbulohen pas miratimit te këtij ligji. Çka do te thotë se ai nuk përfshin raste aktuale, te cilat nuk janë te pakta. Te gjendur perballe kësaj situate, qytetaret i jane drejtuar Gjykatës per zgjidhur konfliktin, mes ndërtuesit qe e ka lëne pallatin kolateral, si dhe bankës qe ka te drejte te sekuestroje objektin. Ky përmirësim ligjor, behet për ti ardhur ne ndihme qyteteve qe ne rastin konkrete janë viktima e mos mbrojtjes nga shteti.