Haradinaj: Zgjedhje të parakohshme - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita në Kosovë kërkon shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme. Ky qëndrim është prezantuar nga Haradinaj, përfaqësuesi i vetëm i opozitës i pranishëm në tryezën e bisedimeve që presidentja e vendit Ahtifete Jahjaga thirri me përfaqësues te qeverise, me qëllim zgjidhjen e krizës. Gjate këtij takimi, Haradinaj propozoi dhe zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli. Sa i takon protestave, ai tha se tubimi do te mbahet me 17 shkurt, sikurse ishte paracaktuar. Ndërkohe kryeministri Mustafa e zëvendësi i tij Thaçi, thanë pas takimit qe AAK, Nisma e Vetëvendosje te heqin dore nga dhuna dhe se zgjedhjet parlamentare e presidenciale do mbahen sipas kushtetutës. Para mbërritjes se përfaqësuesve te opozitës dhe qeverise, ne zyrën e presidentes mbërritën ambasadori amerikan Delawi dhe ai i BE-se Zbogar, te cilet jane njohur me qëndrimet e palëve per zgjidhjen e krizës politike ne Kosove.