Report TV - Basha: Byroja e Hetimit truk për të fituar kohë e për të hedhur hi syve

2016-02-10 0

TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita nuk do të bie dakord me projektligjin e Byrosë së Hetimit, nësë ky institucion nuk është në varësi të Prokurorisë, siç u ra dakord sipas modelit amerikan dhe opinioneve të Komisionit të Venecias. Basha e quajti truk për të shtyrë në kohë ngritjen e Byrosë së Hetimit, miratimin nga qeveria të projektligjit që e vë këtë institucion në varësi të Policisë së Shtetit.

...

Për liderin e opozitës Lulzim Basha miratimi i projektligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit ishte një surprizë nga qeveria. Për këtë vendim kryedemokrati është njohur nga gazetarët vetëm pak çaste para se të mbante fjalën në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Duke mos pasur kohë të njihet me projektligjin që u botua në faqen zyrtare të kryeministrisë para mbledhjes së grupit, Basha dha qëndrimin e tij me hamendësi për vendimin që mund të kishte marrë qeveria, por la të qartë se nuk do të opozita nuk do të bie dakord me këtë ligj nësë Byroja nuk është në varësi të Prokurorisë.

"Rama e Tahiri kishin projektuar veten e tyre në krye të kësaj Byroje, dhe mbylljen e jo hapjen e dosjeve të korrupsionit. Ne u dakordësuam me ndërmjetësimin amerikan për një version që çmontonte kapjen nga Rama e Tahiri. Opinioni i Vencias diktoi qartë se drejtimi i Byrosë nuk mund të jetë i jashtëm nga prokuroria. Eshtë versioni i Byrosë nën prokurorinë sic e parashikon Venecia? Nëse po, atëherë i janë përgjigjur ftesës sonë, nëse po i janë përgjigjur kërkesës sonë dhe i përgëzoj. Nëse jo ky është një truk për të fituar kohë dhe për t'i hedhur hi syve publikut dhe institucioneve ndërkobmëtare", tha Basha.