Report TV - Ndërtimet pa leje, biznesmeni Fishta lirohet me 50 mijë euro

2016-02-10 4

SHKODER - Me një garanci prej 50 mijë euro, biznesmeni Sait Fishta i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në Velipojë, lë qelinë e paraburgimit për tu hetuar në gjendje të lirë. në seancën për masën e sigurisë ndaj Fishtës, Gjykata e Shkodrës vendosi të lë të lirë ndërtuesin që u arrestua në Tiranë në 7 shkurt të këtij viti, pas garancisë pasurore të vendosur nga ana e tij.

Fishta, përmes avokatit të tij pretendoi se pallatet janë me leje të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, në kohën kur drejtohej nga kryeministri Sali Berisha. Por akuza e prokurorisë është se firma e Berishës në lejen e KKRT-së është e falsifikuar.

Sipas avoaktit nuk ka asnjë shkelje në ndërtimet e biznesmenit Fishta.

Prokuroria vendosi masën e sekuestros për 9 pallate në Velipojë të ndërtuara nga Sait Fishta, me akuzën se ato janë pa leje.

Free Traffic Exchange