Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë këtë të mërkurë nga reshje shiu dhe erëra të forta që arrijnë deri në 22 m/s.
Si pasojë e motit të keq, deti është i dallgëzuar dhe lartësia arrin deri në 6 ballë, ndërsa është pezulluar edhe puna në disa sektorë të Portit.
Anijet tregetare të tonazhit të ulët e të mesëm si dhe anijet e peshkimit janë ndaluar të dalin në det. Puna është ndërprerë përkohesisht edhe ne sektorin e ngarkim-shkarkimit të mallrave.
Tragetet linjës Bari-Durres pritet të mbërrijnë me disa orë vonesë. Kapiteneria sqaron se dy tragetet ndodhen në rade, pasi kanë probleme me ankorimin në port.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shi-dhe-ere-e-forte-ja-si-duket-qyteti-bregdetar-i-durresit/