Sipas një letre publikuar nga ministria e Kulturës shkruar nga aviokati i Ibrahim Kodrës Fabio Granello më datë 10 dhjetor e cila i drejtohet kryeministrit Berisha në atë kohë, thuhet se amaneti i piktorit Kodra është të varroset në një vend të bukur në Tiranë ose në Durrës.
Në letër thuhet se fatkeqësisht vendi ku prehet piktori nuk është dëshira e tij, pasi jo vetëm që jo vetëm nuk do të kishte dashur të varrosej, por edhe që nuk i përgjigjet siç duhet famës dhe nderit të tij.
La letra e përkthyer në shqip nga Redaksia e Shqiptarja.com
?I nderuar zoti kryeministër
Sali Berisha
Kryetar i Këshillit të Ministrave
Shqipëri
Milano, 10 dhjetor 2007
Rreptësisht personale
Varrimi i Ibrahim Kodrës
Jam ngarkuar nga zoti Fatos Faslliu, president i Fondacionit ?Ibrahim Kodra? dhe zbatues i testamentit të Mjeshtrit, që t?iu komunikoj sa më poshtë vijon.
Detyra ime nuk është vetëm profesionale. Unë kam qenë vetë i pranishëm, bashkë me tre persona të tjerë, gjatë shprehjes së dëshirës nga ana e Mjeshtrit lidhur me varrimin e tij. Ai disa herë i kërkoi zotit Fatos Faslliu të shkonte në Shqipëri për t?u takuar me ju, në mënyrë që, me cilësinë e kryeministrit dhe të një njeriu që gëzonte vlerësim të lartë nga Mjeshtri, të merrnit masa drejtpërsëdrejti për t?i siguruar atij një varrim dinjitoz ?në një vend të bukur në Tiranë apo në Durrës?.
Për fat të keq, sikurse ju e dini mirë, aktualisht Mjeshtri është vendosur në një vend ku, jo vetëm nuk do të kishte dashur të varrosej, por edhe që nuk i përgjigjet siç duhet famës dhe nderit të tij.
Për këtë, mendoj se, për kujtimin e Mjeshtrit, për dëshirat e shprehura prej tij dhe për nderin e Shqipërisë, që është në prag të ndërmarrjes së hapave të mëdha drejt Evropës dhe NATO-s, vendi juaj duhet të angazhohet për t?i realizuar një varrim të nderuar një figure, që mund t?iu sigurojë prestigj dhe vlerësim në botën mbarë.
Në të kundërt, do të ishte në dëm të madh për imazhin e Shqipërisë në rast se opinioni publik dhe evropian do të mësonte për situatën e tanishme.
Sa më sipër, ju lutem të zbatoni vullnetin e Mjeshtrit Kodra, që ju caktoi juve dhe zotin Faslliu për të plotësuar këto kërkesa.
Ju ve në dijeni që, sa më sipër do të jetë objekt i një bisede me konsullin, zotin Topallaj, në Milano.
Ju përshëndes përzemërsisht, me shpresën se idealet e përbashkëta politike dhe shoqërore do të kontribuonin për të realizuar atë çka është kërkuar.
Avokat
Fabio Granello?