Report TV - Panariti: Programi i Italo - shqiptar mbështet prodhimin me standarte

2016-02-09 1

Programi i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo ? Shqiptar mbështet prodhimin vendas sipas standardeve ndërkombëtare me qëllim daljen në treg të prodhimeve bujqësore e blegtorale të vendit tonë.

Kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i cili ka theksuar se ky projekt përfshin një instrument inovativ financimi, Programin e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim i cili ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet përkatëse publike shqiptare dhe të seleksionuar bashkarisht nga të dyja palët në kuadrin e Programit Italo -Shqiptar të Asistencës për Zhvillim.

Në kuadrin e programit IADSA, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka fituar një grant për projektinC.R.E.A.R.E. (Creating a Raising and Enduring Albanian Rural Economy).

Projekti ka si synim zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të Rajonit ë Korçës duke favorizuar një zhvillim harmonik të territorit dhe duke mbështetur konkurueshmërinë e zonave rurale nëpërmjet modelit LEADER, i cili aplikon një qasje të integruar, multi-sektoriale me qëllim për të promovuar zhvillimin rural inovativ, duke rritur në këtë mënyrë dhe mundësitë për punësim në këtë zone.

Projekti ka filluar në 1 Maj 2015 dhe qëllimi kryesor është të mbështesë konkurueshmërinë në zonat rurale të rajonit të Korcës. Kjo do të arrihet nëpërmjet modelit LEADER, një përqasje sektoriale, me qëllim final nxitjen e punësimit në zonat e përzgjedhura.