Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Drejtësisë prezantoi në Komisionin e Ligjeve draftin e pasurive të paluajtshme. Sipas Ministrit Manjani, drafti i Qeverisë synon të shmangë abuzimet në tregun e ndërtimeve të shitjes disaherë të aparatamenteve dhe të forcojë rolin e bankave. Sipas Ministrit, bankat do të jenë pronare në hipotekë që në karabinanë e një objekti në rast se ndërtuesi e ka lënë si garanci. Drafti u miratua në parim dhe nga demokratët, por u kundërshtua nga Shoqata e Ndërtuesve me argumentin se ky draft forcon rolin e bankave dhe nuk merr në kosideratë klientët-porositës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/propozimi-bankat-te-jene-pronare-te-hipotekes-qe-ne-karabina/