TIRANË - Konflikti për rrugicën ndërmjet familjeve Suli e Sulo fqinje në qytetin e Fierit ndodhur 4 vite më parë është pista kryesore e hetimit e policisë pasi këtë të martë zbuloi një sasi eksplozivi në makinën e Nuredin Sulit në parkimin e një qendre tregtare në Tiranë
Ky konflikt i nisur më 10 nëntor të vitit 2012 deri më tani ka sjellë për pasojë 1 të vdekur dhe dy atentate ndaj familjes Suli, ku si pasojë Naim Suli humbi jetën në 2012 dhe dy vëllezërit e tij Namik e Nuredin Suli kanë mundur të shpëtojnë.
Bllokimi i rrugicës ku kalonte Naim Suli për në banesën e tij nga automjetet që parkoheshin për tu riparuar në servisin e Ervin Sulos e Endri Sulos ka qenë shkaku i konfliktit i cili nga një përplasje fizike ka degraduar në vrasje.
Për vrasjen tashmë janë dënuar me një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier dy vëllezërit Sulo dhe babai i tyre Gëzim Lulaj në total me 72 vite burg.
Por ky konflikt që shënoi viktimën e parë në tetor të 2012-ës në të njëjtin muaj tetor 2013 do të sillte atentatin ndaj Namik Sulit vëllait të madh të familjes Suli i cili fatmirësisht i shpëtoi breshërisë së plumbave në qytetin e Fierit.
Për këtë atentat dyshimet e policisë u shtrinë mbi të afërmit e vëllezërve Ervin e Endrit Sulo por autorësia e tyre s'u provua asnjëherë.
Ndërkohë në vitin 2014 gjykata dënoi fqinjët e Naim Sulit për vrasjen e tij me 72 vite burg, 2 vite më pas më 9 shkurt 2016 një tjetër ngjarje e rëndë do të shënohej ndaj Nuredin Sulit këtë herë më një bombë të telekomanduar në shasinë e mjetit të tij.
Aktualisht dënimi me 72 vite burg ndaj Gëzim Lulajt, Ervin e endri Sulos ka përfunduar në gjykatën e lartë ndërsa Nuredin Suli gjatë procesit gjyqësorë në Fier do të denonconte manipulimin me 100 mijë euro ku përfshihej prokurorja për të favorizuar Sulot.
Dy vëllezërit e Naim Sulit të vrarë në 2012 prej vitesh operojnë në biznes ndërsa menaxhojnë dhe kompaninë e hidrokarbureve ?Soil? me seli në Fier.