Report TV - Rama nga Shkozeti: Kontrolli bazë dhe mjeku i familjes falas

2016-02-09 3

Kontrolli bazë për të gjithë qytetarët dhe mjeku i familjes tashmë janë falas, duke përfshirë këtu si të siguruarit ashtu edhe të pasiguruarit.

Kështu ka deklaruar nga qyteti i Shkozetit, Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka qenë i pranishëm në qendrën shëndetësore numër 7 bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja ku pa nga afër shërbimin shëndetësor që iu jepet qytetarëve përmes check up.Kryeministri Rama u shpreh se me masat e ndërmarra në vijimësi po shënohet progres drejt arritjes së objektivit madhor të mbulimit universal në sistemin shëndetësor.

?Me progresin që kemi bërë nuk kemi kemi vetëm kontrollin bazë falas por kemi dhe mjekun e familjes falas. Po të krahasojmë sot tarifat në spital për ata që janë të siguruar dhe ata që janë të pasiguruar diferenca është shumë e vogël. Pra po shkojmë drejt projektit tonë. Analizat janë absolutisht të standardeve evropiane? u shpreh kryeministri Rama.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se procesi i realizmit të check-up falas, bëhet në mënyrë profesionale, sipas standardeve të mjekësisë bashkëkohore.

?Këtu, pasi bëhet një përpunim paraprak, rreth orës 12 çdo ditë vijnë mjetet e operatorit privat që i marrin mostrat për ti dërguar në laborator. Praktikisht janë rreth 40 mjete që punojnë në të gjithë vendin dhe që përshkruajnë çdo ditë rreth 6100 kilometra. Për çdo person, ne prodhojmë rreth 49 analiza të tilla? tha ai.

Por kontrollin bazë, pasohet tashmë nga një hap i dytë madhor drejt mbulimit universal në shëndetësi. Nga data 1 shkurt vizita shëndetësore te mjeku i familjes është falas edhe për personat e pasiguruar, të cilët deri dje e përfitonin këtë vizitë kundrejt tarifës prej 1000 lekësh.

Qendra shëndetësore nr.7 në Shkozet, të Durrësit pret çdo ditë qytetarë të interesuar për të kryer check-up-in falas. Kjo qendër i shërben një popullsie prej rreth 20.000 banorë, nga të cilët 5817 janë të grupmoshës 40-65 vjeç. Nga evidencat mjekësore të qendrës, rreth 1000 qytetarë e kanë kryer check-up falas, nga ku shumë prej të cilëve kanë zbuluar se vuanin nga sëmundje për të cilat nuk ishin në dijeni.

Rezultatet e këtij kontrolli nuk marrin përsipër të përcaktojnë diagnozën. Këto rezultate i marrin mjekët e familjes për çdo qytetar të tyre. Mund të ndodhë që një parametër mund të dali jashtë normave për disa arsye, që lidhen me një gjendje virusale që mund të jetë duke kaluar qytetari, me një ngarkesë apo stres që mund të ketë patur, me një problem që mund të jetë i lidhur me ushqimin në ditë të caktuara para se të vijë për analizë dhe prandaj këtu vijnë në nivel dyshimesh dhe pastaj i ndjekin në vijimësi. Pas 10-12 ditësh operatori kthen përgjigje. Është një dokumentacion prej 15 faqesh që rri në letër, në arkivin që ka mjeku i familjes për qytetarët e tij dhe është i vendosur në regjistrin elektronik të kontrollit bazë, ku janë të gjithë qytetarët.