Ambasadorët Lu e Vlahutin në selinë e PD - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin, kane qëndruar përreth 90 minuta ne selinë e Partisë Demokratike dhe per here te pare ne takimin me diplomatet ishte jo vetëm kryetari i PD Lulzim Basha, por edhe paraardhësi i tij Sali Berisha. Te paret kane dale nga takimi ambasadori Donald Lu dhe ambasadorja Vlahutin, e me pas nga selia është larguar ish-kryeministri Sali Berisha e ne fund kryetari i PD Lulzim Basha. Asnjë prej protagonisteve ne ketë takim nuk ka preferuar te japë detaje se për çfarë është biseduar. Por ky takim zhvillohet ne nje moment kur ne skenën e debatit politik po mbizotëron çështja e reformës ne drejtësi. Prej disa javësh Partia Demokratike ka ftuar maxhorancen per dialog per ketë reforme ne mënyre qe ajo te kaloje me konsensus. Ndërkohe qe nje vëmendje te veçante nga lideri i opozitës Lulzim Basha ka marre ligji per Byronë e Hetimit, i përgatitur me ndihmën e eksperteve amerikane, ligj per te cilin Basha këmbëngul se duhet votuar sa me pare.