Report TV - Tabaku: 900 ditë koncesione 660 mln euro kosto në buxhet

2016-02-09 0

TIRANË - Me koncesionet e realizuara dhe ato që janë në proces, kostoja në buxhetin e shtetit është 660 milionë euro. Këtë shifër e bëri publike deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku gjatë një konference me gazetarët, ku shtoi se këto partneritete publik-privat në shërbime të ndryshme, do t'i kushtojnë xhepit të shqiptarëve 220 euro shtesë për të kompensuar humbjen në buxhet.

"900 ditë të gjitha koncesionet e realizuara ose ato në proces, kemi një kosto 660 milionë euro. Kampion është shëndetësia - 3 partneritete publike-private që kanë përfunduar dhe janë një sërë të tjera në proces. 220 euro shtesë kosto që do të dalë nga xhepat e tyre për të kompensuar këtë humbje në buxhetin e shtetit", u shpreh deputetja demokrate.

Kampionin e koncesioneve korruptive, sipas Tabakut, e mban ministria e Shëndetësisë, sektor i cili ka lidhur tre partneritete me privatin për Check Up-in, hemodializën dhe sterilizimin e setet kirurgjikale.

"338 milionë euro para që mund ti kishin shkuar buxhetit të shtetit vetëm shëndetësia", tha Tabaku.