Report TV - Lu e Vlahutin 90 minuta në zyrën e Bashës, i pranishëm dhe Berisha

2016-02-09 0

TIRANË - Për 90 minuta dy ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë zhvilluar një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, ndërsa ishte i pranishëm edhe lideri historik i PD Sali Berisha.

Ndonëse nuk bëhen publike detaje të këtij takimi mendohet që në fokus të këtij diskutimi të ketë qenë reforma në drejtësi, një ditë pas mesazheve që dhanë eurodeputetët gjatë vizitës në tiranë ku u takuan me krerët e politikës në vend. Zhvillimet e fundit me sa duket kanë sjellë në një diskutim të gjatë mes ambasadorëve dhe lidershipit të PD në selinë blu.

Takimi nuk ishte i njoftuar për mediat dhe pas përfundimit të tij askush nuk u prononcua rreth bisedimeve që zgjati për më shumë se një orë e gjysmë. Prej disa kohësh kreu i PD fton në një tryezë politike kryeministrin Edi Rama për të diskutuar për reformën në drejtësi, pasi sipas Bashës drafti i PS vë nën kontroll sistemin e drejtësisë nga maxhoranca.

Ndërkaq komisioni i posacëm i është drejtuar sërish komisionit të Venecias me draftin për këtë reformë e ku bashkë me të janë përcjellë edhe shqetësimet e opozitës për këtë çështje.

Një ditë më parë eurodeputetët theksuan rëndësinë e finalizimit të kësaj reforme, pas miratimit të së cilës do t'i hapet drita jeshile negiociatave me BE.

Free Traffic Exchange