Report TV - Ndodh në Fushë-Krujë! Zbresin shoferin, i vënë flakën kamionit!

2016-02-09 2

FUSHE-KRUJE - Një ngjarje e pazakontë u shënua në orët e mbrëmjes të së hënës në Fushë-Krujë. Dy persona të maskuar, por të paarmatosur i kanë bërë pritë një kamioni i cili ishte duke lëvizur në kryqëzimin e unazën e qytetit.

Autorët, ende të paidentifikuar i kanë bërë me shenjë trajlerit të ndalojë, e mënjëherë kanë zbritur me forcë shoferin dhe më tej i kanë vënë flakën kamionit tip Benz me targa AA 160 IS. Për pasojë është djegur tërësisht kabina e trajlerit, ndërsa pjesa e pasme e tij që ishte me inerte të ngarkuara në guroren e Krujës nuk është përfshirë nga flakët.

Shoferi me inicialet E.B i është drejtuar policisë së Krujës në këmbë ku ka kërkuar ndihmën e uniformave blu. "Nuk e dija kush ishin, ndalova dhe zbrita", - tha ai para efektivëve.

Pasi kanë djegur kamionin autorët janë larguar, ndërsa policia e Krujës nisi hetimet për të zbuluar identitetin e tyre si dhe motivin që i shtyu drejt kësaj ngjarje.

Free Traffic Exchange