Rreth orës 05 : 45 të mëngjesit Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy të rinj. Dy të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre tip Reno me targa VL 1215 D përgjatë rrugës së Ujit të Ftohtë dhe kanë nxjerre armën tip kallashnikov duke qëlluar në ajër .
Policia e cila ka marrë informacion për të shtëna ka shkuar në vendngjarje duke ndjekur automjetin i cili ka tentuar t?i shmangej policisë duke u futur në një rrugicë në lagjen 28 Nëntori dhe braktisur automjetin.
Ndërkohë kur kanë dalë nga automjeti kanë marrë dhe armën për t?ju larguar policisë, ku më pas e kanë hedhur atë. Parrulla e policisë ka vënë në pranga dy të rinjtë të cilët janë arrestuar.
Arma Tip kallashnikov e përdorur nga dy të rinjtë është gjetur 100 metra larg automjetit të braktisur, e cila është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale nga blutë e Vlorës. Ndërkohë automjeti tip Reno është çuar drejt komisariatit të Policisë së Vlorës.