Kongresi i PS, javën tjetër nisin zgjedhjet - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-02-08 0

Edi Rama është kujdesur vete për t?i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për Kongresin e 19 marsit. Ai ka drejtuar një mbledhje mbrëmjen e së hënës në selinë rozë, me koordinatorët e 6 qarqeve, të cilët kanë raportuar për ecurinë e asaj që kryesocialisti e quan hapje dhe fuqizim të partisë për të çuar më përpara reformat. Gjithashtu edhe për përgatitjet e kongresit.