Aktivistët godasin me vezë e domate Beqajn - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti kur disa aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë goditur me vezë e domate makinën e ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Shoferi ka dashur të dalë, por ka mbyllur derën sapo ka parë të rinjtë. Sipas policisë, ministri nuk ishte brenda dhe se automjeti u godit kur po parkohej. Por ndërsa Ilir Beqaj përballet me protesta e akuza për vjedhje në shëndetësi, kryeministri Rama ka bërë një panoramë krejt ndryshe të reformës në këtë sektor. Në një shënim të gjatë ne facebook, ai ka renditur çmimet e ulura dhe shërbimet falas nga 1 shkurti. Çdo i siguruar, sipas Ramës, do kryejë vizitën pa asnjë lek, te mjeku i familjes. Më pas, nëse do ketë nevojë, ai do të marrë rekomandim për tek mjeku specialist. Aty çmimet e reja janë shumë te ulura.?Në rastin e vizitave ambulatore, kryerja e injeksioneve dhe ndërhyrjeve mikrokirurgjikale ofrohet tashmë falas. Tarifat për disa ekzaminime, si Mamografia dhe Anti-HIV 1+2, bëhet zero për herë të parë.?Në këtë tabelë Rama rendit edhe çmimet për vizitat tek mjekët specialistë ne poliklinika, në QSUT, në spitalet rajonale e ato të rretheve. Sipas tij, tarifat e reja janë shumë më të favorshme. Rama rendit edhe shërbime te tjera falas ose të ulura. Ato përfshijnë çmimet për kryerjen e biopsive të të gjitha llojeve qe kanë rënë nga 3000 lekë në 500 lekë, ose gjashtëfish. Po ashtu me ulje janë edhe çmimet për ekzaminimet radiologjike dhe ato imunologjike, për ekzaminimet endoskopike, analizat në laboratorë, shërbimet e allergologji-pneumologjisë, si dhe Tarifat për shërbimin e kardiologjisë dhe te ORL. Edhe personat e pasiguruar, sipas Ramës do të përfitojnë ulje në rast se kalojnë fillimisht nga mjeku i familjes: për kryerjen e një ekografie, e cila kushton 1000 mijë lekë, do të paguajë dyqind lekë.

Free Traffic Exchange