“Krimi i organizuar, i lidhur me shtetin” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike kërkon me forcë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Lideri i opozitës Lulzim Basha përmes një konference për shtyp e ka akuzuar Tahirin si pjesë të grupeve kriminale, që sipas demokratëve po sjellin ngjarje makabre në Shqipëri. Duke iu referuar masakrës së ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, Basha tha se përgjegjësia kryesore në këtë ngjarje të rëndë ka vetëm një emër, atë te ministrit Tahiri! Lulzim Basha u shpreh se nuk është rastësi që vrasësit po dalin me uniforma policie dhe që krimi i organizuar e vrasjet po shtohen nga dita në ditë. Këto sipas tij, janë fakte kokëforta që tregojnë se është vetë shteti ai qe po bashkëpunon me kriminelët. I pyetur nga gazetarët për byronë kombëtare të hetimit, kryedemokrati sqaroi se nuk ka nevojë për vonesë, dhe as për ndryshime kushtetuese për të ngritur këtë strukture. Për Bashen drafti është gati dhe qeveria duhet ta votojë sa më shpejt.

Free Traffic Exchange