Antikorrupsioni, Llalla shton prokurorët, prioritet paditë e fundit- Ora News

2016-02-08 4

Njësia Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po rimer formën e mëparshme. Këshilli i Prokurorisë i ka propozuar Prokurorit të Përgjithshëm shtimin e katër prokurorëve të rinj në këtë njësi. Katër emrat e propozuar kryesisht magjistratë janë dërguar për dekretim presidentit Bujar Nishani. Ndërkohë Llalla ishte i pranishëm sot në analizën e prokuroisë së Tiranës ku u ka kërkuar vartësve të kenë prioitet referimet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.

Për më shumë klikoni në: http://www.oranews.tv/vendi/antikorrupsioni-llalla-shton-prokuroret-prioritet-padite-e-fundit/