Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh pas takimit me eurodeputetët Kukan e Fleckenstein se brenda dy muajsh do të nis zbatimi i ligjit të dekriminalizimit.
Sipas Metës përparimi i mëtejshëm në reformën në drejtësi është domosdoshmëri për të rritur në standard më të lartë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kryeparlamentari po ashtu i falenderoi eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan për kontributin e dhënë në ndihmë të moderimit të debatit politik dhe normalizimit të jetës parlamentare në vend.