Protesta e avokatëve në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 60 seanca gjyqësore të planifikuara për ketë te hënë në Gjykatën e Fierit janë shtyrë, për shkak të mungesës se avokateve. Mbrojtësit ligjorë refuzuan të marrin pjese ne seancat gjyqësore civile dhe penale, për shkak të rritjes se tarifave të shërbimeve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore për ta. Vetëm në qarkun e Fierit ushtrojnë aktivitetin e tyre 370 avokatë. Edhe ne Berat, gjykata ka kaluar një dite pushimi. Avokatet morën pjesë vetëm ne masat e sigurimit. Ata e quajtën antikushtetues vendimin e qeverise. Avokatet ne Shkodër paralajmërojnë thellimin e protestës, deri ne bojkot te plote te punës, por edhe ne mosbindje te tjera. Ne Korçe avokatet i janë bashkuar bojkotit për pezullimin e te gjitha proceseve gjyqësore. Sipas kryetarit te Dhomës Rajonale te Avokatisë, Arben Lena vendimi i qeverise për pagën referuese mbi te cilën avokatet do te paguajnë sigurimet shoqërore e shëndetësore është krejtësisht i pabazuar.

Free Traffic Exchange