Report TV - E vërteta e zhvarrimit të piktorit Ibrahim Kodra, reagon ministria

2016-02-08 0

Në prononcim për Report TV zëvendës minstri i Kluturës Zef Çuni thekson se kryetari i Bashkisë Dako ka dhënë pëlqimin e tij lidhur me zhvarrosjen e eshtrave të piktorit të njohur Ibrahim Kodra sipas një amaneti të lënë në testamentin me shkrim.

"Varrimi i bërë 10 vjet më përpara u bë me datë 7 Shkurt dhe me datën 17 Shkurt pastaj është hapur testamenti me shkrim që ka lënë i ndjeri dhe meqënëse varrimi ishte kryer atëherë është marrë vesh që i është lënë dy shoqatave për të administruar të gjithë pasurinë e tij kulturore dhe varrimin dhe çdo gjë tjetër por meqënëse varrimi ishte kryer nuk ka pasur asnjë mundësi për tu levizur mëmegjithëse shoqata ka protestuar dhe ka insistuar pranë insitucioneve shtetërore që nga Presidenti i Republikës dhe tek Kryeministri i asaj kohe. Varrimet normal bëhen edhe pas 5 vjetëve në bazë të ligjit ndërsa për figura të tilla këto bëhen dhe me autorizim paraprak të kryetarit të bashkisë të cilën ne e kemi faktikisht."-shprehet Cuni.

Free Traffic Exchange