Report TV - E vërteta e amanetit të Ibrahim Kodrës,zhvendosja? Bega:Turp!

2016-02-08 6

Zhvarrimi i të madhit Ibrahim Kodra me kërkesë të ministrisë së Kulturës është një turp. Kështu e konsideron Lulzim Bega Kryetar i "shoqates Ibrahim Kodra" i ftuar në Rreze Dielli në Report TV vendimin e ministrisë e cila thekson se eshtrat e artistit ?Ibrahim Kodra?, do të prehen në memorialin në Kodrat e Liqenit, në krah të figurave të nderuara të kombit si Faik Konica dhe vëllezërit Frashëri në plotësim të amanetit të artistit dhe kërkesë të Behgjet Pacolli dhe z. Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit ?Ibrahim Kodra? në Lugano dhe në Durrës,

Report TV dhe kryetari Bega sjellin dëshmi e asaj çka ministri i atëhershëm i Kulturës Bujar Leskaj, familjarët e Kodrës deklaruan në 10 shkurt të 2006 ditën e varrimit të të artistit.

"Ibrahim Kodra do të prehet këtu në vendlindjen e jetës në këtë vend në vendin e tij të lindjes së tij."- ka thënë Leskaj.

"Amaneti i djalit tonë është të varrosej në Ishmin e tij të bukur, në Ishëm."- ka thënë kushëriri i Kodrës

Në këtë kontekst Lulzim Bega thekson se me pjesmarrjen e autoriteteve më të larta të vendit në 10 shkurt 2006 është bërë me dije se amaneti i fundit i Ibrahim Kodrës ka qënë varrimi në vendin e tij të lindjes dhe jo ai i zhvendosjes ne Tirane tek kodrat e liqenit

"Unë jam këtu të shpreh indinjatën e popullit të Ishmit indinjatën tim lidhur me lajmin e zhvarrimit të Kodrës. Në të vërtetë e shpreh këtë indinjatë se ai lindi në Ishëm, filloi të shkruaj gërmat e para në Ishëm në 1913. Do të thotë që Ishmi është një popull me kulturë me traditë. Më vjen keq që personalitet manipulojnë amanetin e tij. Duan të manipulojnë amanatin është turp do ta quaja TURP. Ne kemi 10 vjet që përballemi me këtë situatë. E vërteta është se njerëz të famshëm morën pjesë në varrimin e tij. Interesat janë të tija, dua të vijë ti bëjmë nder atje në ishëm jo te kodrat e liqenit, nderohet populli i Ishmit me të."-tha Bega në Report TV

Vendimi i Ministrise së Kultures
Sipas Ministrisë së Kulturës ceremonia në nder të piktorit të madh i cili mban edhe titullin ?Nderi i Kombit?, do të mbahet në datë 12 shkurt.

?Sqarojmë se pranë Ministrisë së Kulturës është depozituar kërkesa e z. Behgjet Pacolli dhe z. Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit ?Ibrahim Kodra? në Lugano dhe në Durrës, lidhur me plotësimin e vullnetit të fundit të vetë piktorit të madh me titull ?Nder i Kombit?, Ibrahim Kodra që të prehej në Tiranë, në një vendndodhje ku të vizitohej nga bashkëatdhetarë të shumtë të tij. Ky vullnet i artistit Kodra, si pasojë e një moskoordinimi, nuk u plotësua dhe eshtrat e tij sot prehen në Ishëm të Durrësit,? thotë ministria e Kulturës.

Free Traffic Exchange