Është ndaluar në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, ndërtuesi Sait Fishta 56 vjeç, pasi është i dyshuar për ndërtim të paligjshëm në tokë publike të 9 objekteve pallate ku disa orë më parë, me kërkesë të Prokurorisë Shkodër, u vendos sekuestro preventive për pallatet në ndërtim të tij, në zonën bregdetare të Velipojës
Pas hetimeve ndaj anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) të Komunës së Velipojës, 9 prej të cilëve akuzohen për ?shpërdorim detyre?, mes të cilëve edhe ish-kryetari i komunës, për shkak se kanë dhënë disa leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, Prokuroria e Shkodrës ka vendosur edhe sekuestro preventive mbi 9 pallate, që po ndërtohen në zonën bregdetare të Velipojës.
Në bazë të atij hetimi, KRRT-ja e Komunës Velipojë i kishte dhënë ?Fishta? shpk., leje ndërtimi për ngritjen e disa godinave, pjesë e një kompleks turistik. Por, në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se këto leje ndërtimi ishin dhënë në zonën bregdetare, të cilat duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRRT).Për këto shkelje, të gjithë ish-anëtarët e KRRT-së së Komunës Velipojë tashmë janë në proces gjyqësor, në të cilin akuzohen nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?. Gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara ndaj ish-zyrtarëve të komunës, të cilët aktualisht janë të pandehur, Prokuroria e Shkodrës njoftoi zyrtarisht edhe administratorin e ?Fishta? shpk, shtetasin Sait Fishta, se leja që ai kishte marrë për ndërtimin e kompleksit turistik ishte e paligjshme dhe nuk mund të vijoheshin punimet e nisura për ngritjen e godinave.
Por, nga veprimet e kryera në terren, rezultoi se subjekti ?Fishta? shpk, pavarësisht se ishte në dijeni për parregullsitë në lejet e ndërtimit, ka vijuar punimet në këto godina.
Gjendur në këto kushte, si edhe për të ndërprerë vijimin e paligjshmërisë, Prokuroria e Shkodrës në kuadër të hetimeve që po zhvillon ndaj administratorit Sait Fishta për veprën penale të ?Ndërtimit të paligjshëm?, mori lejen nga gjykata për të vendosur sekuestron preventive për ndërtimet në zhvillim, si më poshtë:
Dy pallate 6 kate mbi tokë
Tre pallate në ndërtim, aktualisht në katin e katërt
Tre pallate në ndërtim, aktualisht në katin e tretë
Një pallat në ndërtim, aktualisht në katin e parë
Në bazë të lejeve të paligjshme të ndërtimit, godinat planifikoheshin që të ndërtoheshin deri në 6 kate.( b.h/SHqiptarja.com )