Report TV - Fushë-Krujë, djegia e mbeturinave rrezikon jetën e banorëve nga tymrat

2016-02-08 3

Djegia e mbetjeve urbane te Fushë-Krujës është kthyer në një problem të madh për jetën dhe shëndetin e banorëve. Atyre i vihet flaka herë pas here dhe tymi e gazrat helmuese që çlirohen në mjedis dhe përhapen disa dhjetra kilometra.

Banorët janë ankuar here pas here tek organet e pushtetit lokal, por deri tani problemi nuk është zgjidhur. Ata shprehen se muajt e fundit u janë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore

Shaban Halili kryeplak i fshatit Halil, thotë se, ?Ka vite pas vitesh që fshati Anë e vuan këtë pasoje dhe kemi njerëz që kanë përfunduar edhe me vdekje. Pasoja e këtyre mbeturinave është shumë shkatërruese dhe kemi frikë sidomos natën dhe ditën nuk hapim as dyer as dritare sepse ka ndotje dhe tymi hyn brënda. Kemi fëmijë të vegjel e njerëz të sëmurë? ka shtuar ai.


Ndërkohë, banorët e zonës thonë se, ?Ndotja ka qenë e shumtë më përpara nga gropat e gëlqeres, u hoqën gropat e gëlqeres përsëri pluhura dhe fëmijët nuk kanë se nga të lëvizin dhe nga të shkojnë?.


Kjo situatë ka muaj që është bërë shqetësuese, ndërkohë që me rritjen e temperaturave, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve janë edhe më të mëdha.