Pas protestave të banorëve të Ishmit, që kundërshtojnë largimin e eshtrave të piktorit të madh, Ibrahim Kodra, Ministria e Kulturës sqaroi me anë të një deklarate se, është depozituar një kërkesë e Bexhet Pacollit dhe Fatos Faslliut, kryetarë të Fondacionit ?Ibrahim Kodra? në Lugano dhe në Durrës, lidhur me plotësimin e vullnetit të fundit të vet piktorit Ibrahim Kodra, që të prehej në Tiranë, në një vendndodhje ku të vizitohej nga bashkatdhetarë të shumtë të tij.