Report TV - Romët: Na strehoni te banesat sociale s'jetojmë dot më në baraka

2016-02-07 0

Pavarisht se bashkia iu ndërtoi banesa të reja, romët në shkozë thonë se nuk mund ta përballojnë temperaturat e ulta, sidomos gjatë natës. Ata shprehet se fëmijët janë të sëmurë dhe me temperaturë, ndëorkohë që i bëjnë apel shtetit për ndihmë.

Komuniteti rom thotë se nuk duan të jetojnë më në shtëpi të improvizuara, por kërkojnë që të strehohen te banesat sociale.

Një zjarr i fuqishëm që ra pak ditë më parë dogji 5 baraka ku jetonin romët ndërkohë që ata më pas sulmuan banesat sociale, duke thyer xhamat e katit të parë.

Bashkia e Tiranës ndëroi shtëpi prej druri menjëherë pas djegjes së banesave. Gjithashtu bashkia thotë se ka një plan afatgjatë për strehimin e komunitetit rom, plan që pritet të zbatohet shumë shpejt.